[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Boeing 737 Max merr dritën e gjelbër në Evropë javën e ardhshme, a guxoni të hipni në të



 

Aeroplanët e tipit Boeing 737 Max do ta marrin përfundimisht dritën e gjelbër për rifillimin e fluturimeve në Evropë nga java e ardhshme, bëri të ditur shefi i Agjencisë për Sigurinë e Aviacionit në BE.

Drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Patrick Ky, tha përmes një konference për gazetarë, të organizuar në internet, se institucioni që ai e drejton në nëntor ka publikuar një draft udhëzues dhe ka bërë ndryshime pas konsultimeve publike, raporton agjencia Reuters.

“Presim që ta publikojmë atë javën e kaluar, që nënkupton se MAX-i do të lejohet të fluturojë përsëri”, tha Ky. Një certifikim i posaçëm i variantit MAX-200 pritet të bëhet në javët e ardhsme, shtoi ai, duke mundësuar që fluturimet të rifillojnë para verës.

Modeli famëkeq u tërhoq nga përdorimi nga shumë shtete në mbarë botën në mars të vitit 2019  pas dy aksidenteve fatale në Indonezi dhe Etiopi, në të cilat mbetën të vdekur 346 persona.

Pas hetimeve u vërtetua se aeroplanët kishin defekte serioze në sistemin e kontrollimit të fluturimit dhe në procesin e certifikimit të tyre, shkruan CBC.

Disa familje të viktimave që vdiqën në aksidentin e aeroplanit të kompanisë “Ethiopian Airlines” në mars të vitit 2019 thanë se ata ende nuk i besojnë këtij aeroplani, transmeton Botapress.info

Menu Title