[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bolton ka vendosur të dëshmojë në procesin kundër Trumpit



Ish-njeriu i afërt i Donald Trump, Michael Bolton, është shprehur i gatshëm të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër presidentit amerikannë lidhje me përfshrijen në punët e brendshme të Ukrainës.

Gjithsesi, Bolton nuk ka qenë tepër i bindshëm në ëprgjigjen e tij, por ka pranuar të dëshmojë në procesin e famshëm ndaj Trumpit, nëse Senati kërkon nga ai që të dëshmojë.

Bolton ishte dikur këshilltari i Trumpit për çështje të sigurisë, por që u shkarkua nga ky i fundit para ca kohësh.

Trumpi apo Parlamenti – kush do ta ketë fjalën e fundit?

Bolton mund të jetë për shkak të afërsisë së tij të dikurshme me presidentin Trump një prej dëshmitarëve kryesorë në zbardhjen e aferës së Ukrainës. Por vitin e kaluar ai ka refuzuar t’i përgjigjet ftesës për dëshmi, për shkak të pengesave juridike, pas largimit nga posti i këshilltarit për siguri. Presidenti amerikan Trump ua ka ndaluar bashkëpunëtorëve të tij që të japin dëshmi para Dhomës së Përfaqësuesve, e cila dominohet nga demokratët.Boltoni ka kërkuar që kjo çështje të sqarohet edhe juridikisht para dëshmisë eventuale, sepse nuk ka dashur të futet në mosmarrëveshjet juridike mes Parlamentit dhe presidentit Trump. Kjo çështje nuk është sqaruar deri më sot, ndaj Bolton ka vendosur që t’i përgjigjet vetë një ftese eventuale për dëshmi.

USA Präsident Donald Trump und Sicherheitsberater John Bolton (Getty Images/AFP/B. Smialoëski)

Impeachment-i edhe në Senat

Demokratët fajësojnë presidentin Trump me fjalët se ka kërkuar nga udhëheqësia ukrainase që të bëjnë hetime ndaj kundërkandidatit të tij të mundshëm në zgjedhje, Joe Biden, nëse duan ndihma nga Amerika. Biden konsiderohet si një prej kundërkandidatëve të mundshëm në zgjedhjet parlamentare të nëntorit të këtij viti.

Dhoma e Përfaqësuesve ka vendosur që të fillojë procedurën e largimit të Trumpit nga posti i presidentit. Por për fillimin përfundimtar të procedurës, duhet edhe pëlqimi i Senatit, i cili kontrollohet nga shumica republikane. Mendohet se largimi i presidentit Trump nga posti i tij do të jetë tepër i vështirë, sepse Senati deri tani është kundër një procedure të tillë. Trumpi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Menu Title