[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bordi i ri rekomandon pezullimin e konkursit të shpallur në KEK



 

Botapress 27 Tetor- Bordi i ri i Përkohshëm i Koorporatës Energjetike të Kosovës ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm të konkursit të shpallur.

Kjo deri në analizimin më të detajizuar të skemës funksionale organizative.Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të KEK-ut, Luigj Imeri, e ka njoftuar bordin me objektivat nëntë mujore të Koorporatës.

“Në këtë takim, z. Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani”.

Bordi i ri ka theksuar se janë përkushtuar për qeverisjen koorporative në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

“Në anën tjetër, z. Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut. Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës. Tutje, z. Misini ka potencuar se në radhë të parë duhet t’i kushtohet vemendje e veçantë shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të KEK-ut, në këtë vazhdë ai ka inkurajuar menaxhmentin që të angazhoj të gjitha kapacitetet për menaxhimin sa më të mirë të gjendjes aktuale si pasojë e pandemisë COVID-19”.

 

Menu Title