[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Bordi qe e emëroi Kurti shkarkon zyrtarët e Ujësjellësit cakton shefin e ri



Anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina” Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe Idriz Maliqi, drejtor, në mbledhjen e mbajtur sot, kanë shkarkuar zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje.

“Dje është mbajtur mbledhja e bordi, ku prezentë ka qenë dhe ministria Rozeta Hajdari, ndërkaq sot është marr vendimi që të shkarkohen, Kapllan Parduzi, u.d kryshef, Kujtim Xhelilii, zv kryeshef ekzekutiv, si dhe Sokol Duraku, zyrtar kryesor financiar”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, një burim brenda Qeverisë së Kosovës.

Sipas të njëjtit burim, në pozitën e u.d, është emëruar, kryeshef Sokol Xhafa.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka zgjedhur bordin e ri të KRU “Prishtina”.

Menu Title