[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Brnabic: Do të hapim një qendër testimi për COVID-19 në Mitrovicën e Veriut



Kryeministrja serbe, Ana Brnabic, ka deklaruar se Serbia së shpejti do ta hap një qendër testimi për COVID-19 edhe në Mitrovicën e Veriut.Brnabic duke folur sot para gazetarëve, ka zbuluar nëntë lokacione të mundshme për laboratorë të reja ku do të kryhen testimet PCR për COVID-19.

Në mesin e këtyre nëntë lokacioneve përfshihet edhe veriu i Mitrovicës, diçka që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Ky është si rezultat i një plani që kemi adoptuar si përgatitje për vjeshtë dhe dimër, me qëllim të koordinimit të punës së laboratorëve mikrobiologjike”, ka thënë Brnabic.

Kujtojmë se gjatë Qeverisë Kurti qindra mjekë serbë janë futur në Kosovë, madje atë kohë kjo Qeveri kishte pranuar edhe 1 mijë teste donacion nga Serbia.//

Menu Title