.
×

Bundestagu zgjat mandatin e KFOR-it gjerman në Kosovë, përgjysmon numrin e ushtarëve



Parlamenti i Gjermanisë ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin e Bundeswehrit në Kosovë në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër.

Megjithatë përveç zgjatjes së mandatit, është marrë vendim që të përgjysmohet numri i ushtarëve gjerman nga 800 sa ishte në 400 në të ardhmen, shkruan rheinzeitung.de.

Vazhdimin e më tejmë të misionit të ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it në Kosovë e kanë kundërshtuar partia AFD që janë të djatht ekstrem dhe nga të majtët.

Zgjatjen e mandatit e kanë mbështetur partitë tjetër, pasi sipas tyre paqja në rajonin e Ballkanit është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Kështu ka thënë deputeti i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, në fjalën e tij në Parlament.

“Për ne të Gjelbërve, paqja në rajon është synim kryesore. Prandaj ne pajtohemi për zgjatjen e mandatit të KFOR-it”, ka thënë Sarrazin.