.
×

Byroja Kombëtare e Hetimit, FBI-ja Shqiptare, një organizëm plotësisht autonom!  



Shkruan Zef Mulaj Itali

Duke lexuar një publikim të dy bashkautorve  U.R  e R.N të vepres  me  titull “Le Atlante delle  Spie” një material voluminoz mbi gjashtqind faqe, autoret dy  figura të larta në krye të dy agjensive  intelegjence  në vendet prendimore. Nga vete titulli ështe e qarte se ky material analizon të gjitha  agjensite inteligjence të botes, shtrirjen, karakteristikat dhe më shum një analize bazuar kushteve konkrete dhe historike të çdo  vendi, historine, origjinen, rolin  e tyre, qellimet misionet, bashkpunimin mes tyre në lufte kunder krimit të organizuar botror dhe shume të tjera…  më beri pershtypje analiza që i behej çdo sherbimi të secilit vend, karakteristikat sipas etapave historike e sistemeve shoqerore. Menjehere më shkoj mendja tek Edi  Rama (Kryeministri i shqipetareve), idetë e tij tashme jane të njohura të qarta dhe  joshen edhe nga vete  prendimoret, per faktin e  ideve progresiste aktive. Një nga idet e medha (Objektiv)  ështe krijimi i nje Byros Komtare tӫ  Hetimit. Por më lindi pytja:- Si do të bëhet kjo Byro  hetimi, si do funksionoj, a do jetë e pavarur nga politika e institucionet e tjera shteterore, cilat do jene kopetencat e saj autonome, figurat që do marrin pjese në këte sektor të ri, nëse krijohet:- profesionalizmi, motivacioni, betimi i personaliteteve që do punojne për të krijuar këte sherbim special, a do të dublojne organizma të tjera shterore, si policine, sherbimin informativ, prokurorin, gjyqsorin apo të tjera organizma?!… Shqiperia ka një të kaluar tӫ hidhur persa i perket aspektit të një organi shteteror që veproj per 50 vjet në Shqiperi (ish sigurimi i shtetit). Por ky organ e kreu detyren në shkallen më të larte në perputhjet me sistemin dhe politiken që kishte shteti (Një periudhe historike  me tipare të veqanta në shkalle botrore). Pra ishte i gatshem të mbronte qellimin final të një periudhe historike. Kjo e mirepercaktuar per kohen dhe rolin“diktatura e proletariati”. Ky sistem krijoj një burim informativ të tër popullor,fatkeqesisht  njerzit ishin të gatshem të  kryenin sherbime per të informuar edhe deri  në sakrifica familjare, pra pa u zgjatur shteti mbahej pikerisht mbi bazen “popullaritetit” që i dha sherbimit informativ me metodat dhe format e tij. Pra  njeriut mund ti kufizohej liria per çdo moment edhe per një paragjyikim të një njeriu në pushtet. Me një fjalë ky sherbim për atë sistem ishte më perfekt se çdo lloj tjeter shebimi inteligjent???!!. Pra duke u bazuar në analizen e të dy autorve të publikimit, që thoshin: “periudha historike, sistemi politik dhe ekonomomik percaktojne dhe formen dhe strukturen e ketyre sherbimeve, si  dhe perberjen kulturore dhe nivelin e saj në popuj dhe kombe, në nivelin kulturor e demokratik të shtetit  të çdo vendi, po dhe shkalla dhe lloj i krimit  brenda shtetit i lidhur me ate nderkombetar”. Pra lind pytja; -Cilat  janë rethanat historike, shteterore, kulturore, kriminale e ekonomike që do percaktojne funksionin e plote të “Byros te  hetimit Komtar”që do krijohet? –Ajo a duhet të jetë plotsisht autonome?.- E pavarur nga asnjë organizem shteror?- Duhet të jetӫ  jashte strukturave të policise dhe ministrise se puneve te brendshme?- Mbledhja  e informacionit, perpunimi i tyre dhe vendimi i saj duhet të jen autonome deri në fazen perfundimtare të një arrestimi të çdo  lloj niveli qoft ,pra proqesi gjyqsore  do jete verefikimi!- Vetem në kete faze duhet të kontrollohen perfundimet. Pse duhet të ndodhe keshtu? -Ajo duhet të kete kopetence të hetimit nga njeriu më i thjesht deri tek presidenti i republikes, gjë të cilen e kane shume struktura në shtete të medha  demokratike, si Sh.B.A, Gjermani, France, Itali etj. Por në rrethanat që gjenet sot Shqiperia, me një korrupsion qelizor, i drejtuar dhe i udhehequr pikerisht nga politika trashgimtare 20 vjecare, kjo byro per një perudhe të caktuar duhet të  kete kopetencen apsolute në drejtim të korrupsionit shteteror e vecanerisht gjyqsor. Vetem kështu duke hetuar e grumbulluar informacion, jashte strukture se gjyqesorit do te ralizoje ate qe kerkon europa e civilizimi kunder korrupsionit  ne shqiperi. Per sa i perket figurave, nuk ka nevoj  per “gjeneral e komandat  ushtarak” apo” jurist” të “perkryer”, ka nëvoj per njerez tӫ devotshem që

nuk kane interesa personale e të lidhur me politiken dhe korrupsionin shtetror  e ppolitik. Ketu duhet patjeter të thirren edhe nga diaspora shqiptare të garantaur dhe me eksperienca boterore në fushen e sigurise  dhe hetimit dhe te informacinit korrekt dhe i pa kompromentuar. Por nuk ështe e pa rendsishme pjesmarrje edhe e seksit femer në kete sektor. Kjo byro nuk duhet të mbetet vetem në planin e brendshem shteror, por duhet të jete aktiv edhe në planin nderkombetar, politik, ekonomik, ushtarak, strategjik. Veprimi i saj duhet të ndihet fuqishem dhe krimi duhet te jet i terrorizuar në çdo moment ndaj emrit të byros informative dhe  jo njerzit   nga  krimi. Kjo duhet të kete një kanal komunikimi me kryeministrin e vendit per problemet madhore të vendit, i cili  me rruget e tij koordinon gjithe sherbimet e tjera shteterore. Roli dhe aktiviteti i saj duhet të jene të mbikqyrura nga kanale të vecanta të siguris  si …, shtetit  kur shihet e nevojshme  për verifikim. Ajo duhet të kete kopetenca të mandatoje dhe të perdorin sipas interesave të  informacionit  dhe hetimit , njerez me detyra të veçanta sipas ligjeve shteterore dhe nderkombtare në funksion të rritjes së siguris dhe  domokracise dhe venies në vend teë drejtesise. Keshtu mund të kontolloj edhe fshehjet bankare nëper bote, largimin e parase nga vendi, ose hyrjen e pareve etj… e deri ne cenimim  e sovranitetit  e mardhenjet individuale o   ne grup  anti shqiptare. Pra në themel ajo duhet  të jete me të vertete një “FBI” shqiptare që para saj eshte edhe gjyqtari dhe prokurori, ministri e  deputeti, puntori i thjesht, polici e agjenti i sherimit sekret diplomati etj. Dikush mund ta konsideroj kete si nje organ i dubluar, por ne se vepron në kete menyre ajo do jete e pamvarur dhe do të sjell  fate të mëdha shqiperise duke garantuar luften kunder korrupsioni, mafies, agjenturave kriminale te huaja,lirin  dhe garancin personale  etj. Mund të flasesh shum per kete sektor që do krijohet, por e rendsishme eshte që të jete me tipare kombtare origjinale e cila nuk ka nevoj te mbeshtet nga asnjӫ strukture e huaj per  monitorim apo profesionalizem. Në të kundert ajo do jete gjithnje një organ i “Spiunuar” dhe pa sukses. Suksesi i saj do jet vetem tek betimi, besimi dhe motivi i ndergjegjjes per të ndezur dhe ndjekur krimin në shqiperi dhe per t’i ndal rruge atij që vjen nga jashte.

Shpresoj që kryeministri do të çoje deri në fund iden e tij dhe do tia kene zili edhe vendet e tjera të zhvilluera dhe me keto organe prej kohesh. E rendsishme ështe që ky sherbim të behet i gjithe popullore: – çdo të thote i gjithe popullore? -Nevoja e nje shoqerie per të mbeshetur dhe ruajtur lirin e saj, ekonomine e saj të ardhmen, per te kontrolluar politiken dhe rolin e saj në shoqeri, per të kontrolluar ata që kan pushtet mbi njerzit e thjeshte dhe popullin. Deri sa të mendojne se jane “DEMON” ata do mbeten të pa kontrolluar dhe pa mundsi per ti gjykuar. “Demonet” duhet të prerojne njhere e mire nga Shqiperia. Ndaj “informacioni” në një shtet të vertete ka vlere, në të kundert ështe vete shteti i pa vlere, informacioni duhet shkoj tek populli duke ndeshkuar atë që demton vendin e shoqerin , që të vendosin uren e komunikimit dhe rrugen per të ardhmen dhe sigurin per të gjith në kushte e një vendi  demokratik  dhe të lire.”Ku  pa një liri apsolute  nuk ka të vërtete apsolute…