Ilir Muharremi: Ringjallja e dashurisë 

    Qiejt e kaltër të pastër si thellësi e pafund deti. Refleksion mbi mendjen time, peizazh ngjyror, e shumë vizatim i çuditshëm. Ky qiell i pastër duket i gjërë si deti. Ca rreze të bardha të diellit përpiqen ta zhdukin këtë kompozim, këtë organo, këtë stuhi melodish që veç natyra di ta kompozojë.     Vërej ca akorde të reve të vogla që po kryqëzohen njëra me tjetrën, por mbi të gjitha janë re të holla të lehta sikur avuj të ndonjë gjelle. Gjithçka lëviz nga dritarja ime e vogël. Madhështia mi picërron sytë. Dalloj xhaketën tënde  ngjyrë rrozë të pikturuar mbi bardhësinë e këtyre avujve, flokët e zi katrant e  shumë të drejta. Vet qielli tashmë bëhet i ngarkuar nga ky peizazh njerëzor me shpitrtëra engjujsh që kurrë e kurrë nuk u ndalen së kujtuari mbi brigjet e mendjes time. Ajo, ajo , ajo , është kupolë që ndriçon membranen e truit tim aty te kujtesa. Aty rrinë zgjuar shumë kujtime urash, rrugicash, kënde, mure, hapësira të hapura. Dehje shpirtrërore, katarsis, ekstazë e dashurisë, që shpërfaq figura e figura tona sikur t’i kishte pikturuar Picasso, ose t’i kishte shkruar Bukowski. Dashuria u shndërruar në ëndërr kujtimesh të së djeshmes. Seksi imazh i vetëknaqësisë pa ty. Ende nuk janë zhdukur himnet tona të kënaqësisë e tash shpartallina. Unë besoj në të kaluaren tonë, jo në të ardhmen e vetmisë e dashur. Sinjalet i shohë në qiell duke pikturuar portretin tënd aspak të ngarkuar. Je ti, me lëkurë të zbehur, të verdhë nga kontrasti i flokëve të zeza. Kjo fytyrë më gjunjëzoi, shikimi i kristaltë fluturake dikur tash mantel i errët i një vetmie përsëritëse.     Ku je, ku je? Të shohë matant këtyre copa avujsh, që qan dhe vetëm qan. Lotët më duken sikur ca pika shiu mbi fytyrën time,e këta lotë askënd nuk e djegin. Dhembjen vetëm unë e jetoj, të tjerët i hapin ombrellat se mos bëhen qull nga trishtimi yt e dashur. Askush nuk të do më shumë se unë. Gjithëmon i ke dhënë prioritet vërtetësisë. Vërtetësia është në rënkimin dhe luftën time për ty. E kuptoj që besimeve i erdhi fundi,...

më shumë
Page 10 of 60 1 9 10 11 60