Deli Smaka: Kuçi simbol i rezistencës dhe qendresës heroike 

      Keto ditë të festës së librit në Tiranë rastesisht me ra në dorë libri i radhës i autorit Sokol  Demaku ” Kuçi, fshati i kuvendeve” Pak histori nga tradita shekullore e Kuçit, Esse dhe  tregime, në botim të shtëpisë botuese Shoqata ”Sokol Demaku” Shtëpia botuese, në 113 faqe  dhe shtypurë në Shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë       Një libër me shumë vlera historike për fisin Kuç ku së bashku me fisin Hot dhe fisin  Kelmend kanë lindë që në shekullin e XIV – XV cka do të thotë se janë ndër fiset e para dhe  më të vjetra shqiptare.       Libri nisë me një përshkrim të natyrës idilike të Labërisë, gajrpërimit të lumit Vlora me  kanionin pitoresk dhe shumë tërheqës për syrinë e njeiut. Një përshkrim vërtetë ideal i  Labërisë me fshtrat e saja aq të rreguluara dhe me një popullat e cila diti dhe di edhe sot të  punoj dhe gjallëroj.       Ku fshat malor, me madheshtinë e tij shtrihet në shpatullat e malit të Shkabës, aty ku ka  burimin e tij lumi Vlora. Ky vend ka histori të largët e  të lashtë, ka një traditë të vjetër, ka  njërëz të vyer, njerëz me shpirt të bardhë. Si duket vet natyra ka ndikuar dhe ka e berë të  veten, kur kemi të bëjmë me banorët e këtyre anëve. Natyra, uji, dielli, sigurisht kanë ndikuar  që këta banorë të lashtë sa vet fshati, të lashtë sa vet jeta,të jenë këta që janë me këto virtyte.        Është ineteresante se Kuçi dhe fshatrat për rreth tij kanë trasheguar vetem vlera të larta ...

më shumë
Page 2 of 60 1 2 3 60