[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

OPINIONE

Blerta Haxhiaj: Shefi i shefave 

    Distanca midis udhëheqësit dhe të udhëhequrit rriten vazhdimisht duke vendosur gishtin mbi kontradiktat flagrante të cilat ekziston në partitë e pjekura, midis deklaratave demokratike dhe qëllimet ku oligarkizmi konkret rritet. Prandaj, mund të thuhet se organizata (subjekti) përbën saktësisht burimin prej të cilit rrymat konservative burojnë në rrafshin e demokracisë, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese që e bëjnë atë të panjohur. Periudha bashkohore me raste nuk karakterizohet nga argumentat sociale që ndikojnë në zvogëlimin e individualizmit. Një grup i përbashkët mund të ketë distancë gjeografike, politike, historike, konstitucionale dhe demokratike por kjo nuk i pengon ata të mos bashkëpunojne mes tyre. Elementi imperativ mund të shërbeje si vullnet i një kombi por mund të rezultojë edhe arbitrar, mundësia e vazhdueshmërisë është kompatibiliteti me idene e superioritetit në origjinën e një kontrate sociale të revokueshme. Nga aspekti personal palët shpesh bazohen në mbrojtjen e inferiorëve të akorduar nga një njeri i fortë. Është e vërtetë se njerëzit që u kanë dhënë emrat e tyre lëvizjeve të ndryshme kombëtare janë personifikuar ndryshe nga idetë dhe dispozitat me të cilat partitë frymëzohen, udhërrëfyesit me të cilët ata veprojnë, operohen përmes kursit të evoluimit të tyre. Duhet pranuar se kur partia merr emrin e liderit të tij është duke mbajtur një përgjegjësi të madhe sikurse bariu për delet…

Menu Title