.
×

OPINIONE

Jakup Gerguri: Përsëri në Kosovë!

Kolonat e gjata,pritje nëpër kufinjë,defekte rruges,ndalje e xhoba , lodhje e rraskapitje  por, prapseprap  nisemi  për atje. Provuam diku tjeter për pushime ,dolëm të paknaqur ,prap atje.Ishte shumë mirë në plazhet turke ,spanjolle ,kroate , slloven,italiane, e ishuj të ndryshëm,infrastruktura super,por ja që përsëri po këthehemi atje. Po këthehemi atje ku ende ska infrastrukturë si diku tjeter.Po këthehemi atje ku na quajnë shaca e përtej shacave. Po këthehemi  atje ku ka pluhur,rrugë të pa rregulluara.Po këthehemi atje me bileta dy-trefish më të shtrenjta se diku tjeter. Po këthehemi atje ku është kaos politik,e komunikacion hiq në rregullë.Po këthehemi atje, ku as rrymë e ujë ende  ska rregullisht….