.
×

Cilat shtete janë në anën e SHBA-ve, e cilat në anën e Kinës?



Matja e forcave ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës gjithnjë e më shumë po e merr vëmendjen e mediave, të njerëzve gjithandej planetit, por edhe të shteteve në tërë botën. Siç është zakon, shtetet e “vogla” duhet të mbajnë anë…

Ekonomia kineze, sipas analizave, në dekadën e ardhshme do të duhej që ta tejkalojë ekonominë e SHBA-ve, kurse incidentet gjithnjë në rritje të këtyre dy superfuqive paraqet sinjal të ri për ndryshimet e ardhshme gjeopolitike, të cilat dalëngadalë po i shtyjnë shtetet më të fuqishme të botës të radhiten përkrah superfuqisë aziatike.

Kështu që, një numër i madh vendesh kanë filluar që të zgjedhin anë.

Është e ditur se çfarë mendojnë qytetarët e SHBA-ve për Kinën. Vetëm 35 për qind e tyre ka mendim pozitiv për kombin më të madh në botë, por çfarë mendon pjesa tjetër e botës?