[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Çka po ndodh: Rritet numri i rasteve ditore me Covid-19 në Gjermani



 

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 39 të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,875, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 7.595 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 380.762. Një ditë më parë u shënuan 6.868 raste.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Menu Title