.
×

Çmendet Daçiq pas vendimit të MPJ-së për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë



Botapress 4 korrik – Vendimin e Prishtinës për ndalimin e hyrjes në Kosovë të zyrtarëve serbë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, e ka quajtur “të paprecedent” dhe “shuplakë për BE-në”. raportojnë mediat serbe, ai është shprehur se “vendimi është edhe një shuplakë, jo Beogradit por në radhë të parë Bashkimit Europian dhe bashkësisë ndërkombëtare, e cila po hesht me turp për shkeljen e të gjitha normave civilizuese që po e bëjnë Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi”, transmeton Koha.net. “Pasi popullin tonë në Kosovë e Metohi e lanë pa ilaçe e pa bukë, duke mbrojtur taksat e tyre të marra, me këtë ndalesë praktikisht duan që edhe më shumë ta izolojnë nga çfardo ndikimi të Beogradit”, ka thënë Daçiq, e citon “Novosti”. “Këtë e bënë vetëm dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes midis Kosovës (çuditërisht Beogradi edhe para emërtimit disashekullor të Kosovës vendosin parashtesën ‘e ashtuquajtur’) dhe Shqipërisë me të cilën të dy palët në fakt obligohen të ushtrojë politikë të jashtme të përbashkët. Kjo marrëveshje është armaturë në themelet e Shqipërisë së madhe, të cilën po e ndërtojnë në zemër të Europës, ndërsa në të njëjtën kohë zyrtarëve serbë u ndalohet lëvizja nëpër territorin e shtetit të vet”, është shprehur Daçiq.