[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Covid-19 në Kosovë: 3.961 raste aktive dhe 303 persona kanë humbur jetën – mbi 400 pacientë të hospitalizuar



Botapress 7 Gusht- Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 181 raste të reja me koronavirus. Sot janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Nga ky numër total i rasteve pozitive të identifikuara, 303 raste kanë përfunduar në vdekje – raste të cilat kanë pasur sëmundje shoqëruese. Gjatë këtij 24 orëshi në Kosovë janë shëruar edhe 125 pacientë, duke e dërguar numrin e të shëruarve kështu në 5605 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është saktësisht 3961.

Nga ky numër i rasteve aktive, mbi 400 janë të shtrirë në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet Rajonale.

Menu Title