[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Cristiano izolohet pas futbollistit të prekur nga Covid-19



Cristiano Ronaldo është detyruar të izolohet në shtëpinë e tij në Portugali. Shkak është bërë lajmi se kolegu i skuadrës së Juventus, Daniel Rugani është konfirmuar si një nga rastet e shumta të prekur nga koronavirusi në Itali.

E gjithë skuadra, përfshirë edhe Ronaldon, kanë realizuar një foto në dhomën e zhveshjes pas fitores me Interin të dielën. Pas analizave, nga të cilat Rugani rezulton pozitiv me Covid-19, i gjithë ekipi i Juventus janë detyruar të vetë izolohen. Ronaldo mësohet se kishte shkuar për një vizitë tek gjyshja në Portugali, e pas publikimit të lajmit, ka qenë i detyruar të mos kthehet më në Itali.

 

Menu Title