.
×

Dafina paralajmëron risi



Dafina Zeqiri ka paralajmëruar se ajo po punon në një projekt të ri që do të vijë së shpejti”

Pavarësisht angazhimeve të shumta, këngëtarja kujdeset që të jetë sa më pranë fansave të saj duke postuar edhe foto dhe informata në rrjetet sociale.

Në llogarinë e saj të rrjetit social Instagram ajo ka postuar këtë fotografi. Përveç faktit se duket e bukur dhe seksi (përkundër operacioneve të shumta), për çka ka marrë komplimente të shumta nga fansat, ajo gjithashtu ka treguar se gjëra të mira do të ndodhin, edhe atë së shpejti.

“Natën e mirë me dashuri. Gjëra të mira po bëhen dhe do të vijnë së shpejti)”, ka shkruar Dafina në gjuhën angleze në një postim të saj Instagram.

Së fundmi Dafina Zeqiri po ka probleme. Klipi i saj i ri “Ndjenje Tjeter” eshte fshire nga YouTube nën pretekstin për borxh ndaj operatorëve teksa edhe klipi thuhet të jetë i kopjuar. /Telegrafi/