[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dafina Zeqiri tregon format e përsosura në bikini nga pushimet në ishujt Maldive



Pas angazhimeve të shumta me koncerte, Dafina Zeqiri ka gjetur pak kohë relaksi për veten, shkruan GazetaBlic.Këngëtarja ka udhëtuar drejt ishujve Maldive së bashku me nënën dhe motrën e saj.

Dafina Zeqiri cilësohet si një nga femrat me forma të përsosura në estradë, e kjo më së miri vërtetohet edhe me paraqitjet e saj të fundit.

Në Instagram, Zeqiri ka publikuar fotografi ku shfaqet e veshur me bikini të bardha, ndërsa ka nxjerrë në pah linjat perfekte.Dafina Zeqiri tashmë është duke punuar në projektin e radhës, por nuk ka zbuluar detaje për të, kurse ai i fundit mbetet bashkëpunimi me reperin e OTR, Varrosin, kënga me titull “Ring Ring” e cila për një muaj numëron afro 3 milionë shikime në Youtube.

Menu Title