[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dalin pagat për zjarrfikësit, do të paguhen edhe për orët shtesë



Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka njoftuar se është bërë procedimi i pagave për përfituesit e pagave nga buxheti i Kosovës, derisa zjarrfikësit do të kompensohen edhe për obligimet e mbetura për 2019, për orët jashtë orarit, punën gjatë festave dhe ndërrimeve të natës.

Pagesa ishte paraparë të realizohet në pagën e prillit, por kjo është bërë me urgjencë këtë muaj. “Shpresojmë se institucionet shtetërore do të angazhohen që zjarrfikësve t’u krijohen kushte për punë dhe të jenë sa me të përgatitur që misioni i tyre i shenjtë për shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale të kryhet çdo herë me sukses”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës.

Menu Title