[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dardan Molliqaj në aksionin e PSD’së, ku shihet fytyra e Kurtit në “shportë të riciklimit”



 

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka arritur pranë Katedrales, aty ku PSD’ja është duke e zhvilluar një aktivitet, shkruan Gazeta Botapress.

Ende nuk dihet arsyeja e aktivitetit, por është parë se aktivistët e PSD’së kanë pasur një shenjë me fytyrën e liderit të Vetëvendojes Albin Kurtit, ku shkruhet “shporta e riciklimit”.

Aktivistët po vëzhgohen nga trupa të policisë së Kosovës.Në aktivitetin e fundit që e pati PSD’ja pranë stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë, kryetari i partisë, Dardan Molliqaj dhe 12 aktivistë të tjerë, u arrestuan në mënyrë të dhunshme.

Ata e akuzuan policinë se ka qenë e dhunshme edhe brenda stacionit, derisa po intervistoheshin, transmeton Botapress.info

 

Menu Title