[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Debakli në Bruksel



 

Botapress, 8 shkurt- Dialogu Prishtinë- Beograd, i nisur në vitin 2011 për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, deri më tani nuk e ka arritur një rezultat të tillë. Për më tepër, ky dialog e ka ndihmuar Serbinë të avancojë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e precizuar se deri në vitin 2025 mund të jetë pjesë e kësaj të fundit. Ndërsa Kosovën e ka lënë pa një afat të qartë për anëtarësim të mundshëm në BE, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Derisa Serbia prej të martës e ka të qartë afatin e mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) e që është viti 2025, Kosovës me Strategjinë e Zgjerimit të BE-së nuk i është përcaktuar ndonjë afat i qartë kalendarik për anëtarësim të mundshëm.

Rëndësi të madhe për avancimin e Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në këtë union vlerësohet se ka dialogu i Brukselit.

Por, pavarësisht kompromiseve të shumta të palës kosovare, shteti ynë nuk ka përfituar nga dialogu në procesin e integrimit, shkruan tutje “Zëri”.
Zyra e Kryeministrit Haradinaj nuk ka dashur të komentojë për ecurinë e deritanishme të dialogut të Brukselit, por sipas kësaj Zyre dialogu duhet të jetë i strukturuar dhe i afatizuar.

“Dialogu është alternativa e vetme për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kosova ka treguar konstruktivitet dhe gatishmëri për dialogun. Megjithëkëtë, dialogu duhet të jetë i strukturuar dhe i afatizuar në kohë dhe duhet të përmbyllet me njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Dialogu nuk mund të zgjasë në pakufi dhe rruga evropiane për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, duhet të jetë e qartë dhe me trajtim të barabartë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit për gazetën “Zëri”..

Menu Title