[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deklarohet OVL e UÇK’së për karikaturën e Thaçit dhe Surroit: Tregojnë se a është vepër e tyre



Veteranët shprehen pro gjykimit të krimeve të luftës, por kërkojnë edhe gjykimin e serbëve.Secili prej tyre ishte pjesë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Por 21 vite më pas, veteranët e UÇK-së, u mblodhën për ta mbrojtur luftën e tyre për liri.

Jo më shumë se 99 persona, por duke i respektuar rregullat anti covid, ata protestuan të enjten para ndërtesës së qeverisë së Kosovës nën moton “Në mbrojtje të Luftës së UCK-së”.

Aty nuk munguan as flamujt e Ushtrisë Çlirimtare dhe të aleatëve që ndihmuan në çlirimin e Kosovës. Por nuk u pa flamuri i Kosovës.

E disa, në këtë formë dolën në përkrahje të Thacit e Veselit. Në distancë e me maska, Organizata e Veteraneve të Luftes po e kundërshton ashpër Gjykatën Speciale.

Pakënaqësitë e tyre lidhur me aktakuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i shfaqen edhe shoqata e ish të burgosurve politik.

E shumë afër vendit ku ishin mbledhur veteranët, dikush zgjodhi një mënyrë tjetër për të protestuar. Disa individë vendosën një baner me karikaturën e presidentit Thaci e publicistit Veton Surroi.

Ndonëse ata vet nuk u prononcuan, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, mohoi te jenë ata prapa kësaj. Haradinaj paralajmëroi edhe peticion për plotësimin e amandamentit të Gjykatës Speciale, për të shtuar edhe gjykimin e krimeve serbe në mandatin e saj,

Pos kryeqytetit, kjo protestë u organizua edhe në qyetet tjera të Kosovës.

Menu Title