.
×

Del në treg BlackBerry Passport Silver Edition



BlackBerry prezantoi dje një version të ri të telefonit të saj inteligjent Passport.
Ky telefon quhet BlackBerry Passport Silver Edition dhe ofrohet në ngjyrë argjendi, ndryshe nga modeli i mëparshëm që ofrohet në ngjyrë të zezë.
Përveç ngjyrës së re, versioni i ri ka anësore prej çeliku të pandryshkshëm. Sa i përket specifikave, nuk ka ndonjë ndryshim ndërmjet këtij versioni dhe telefonit Passport origjinal ngjyrë të zezë.

Telefoni ka ekran katror me prekje 4.5 inç me rezolucion 1,440×1,440 pikselë, 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, procesorin Qualcomm Snapdragon 801 SoC me katër bërthama Krait CPU me shpejtësi 2.26GHz, kamerë të pasme 13 megapikeslë me stabilizuesin optik të imazheve dhe blicin LED, kamerë ballore 2 megapikselë dhe bateri me kapacitet 3,450 mAh.

BlackBerry Passport Silver Edition operon me sistemin operativ BlackBerry OS 10.3.2. Për momentin telefoni shitet në SHBA nga vetë BlackBerry për 549 dollarë. Më vonë do të mund të blihet edhe në Britani, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe Holandë. /krokodili