[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetët beqarë të Kuvendit të Kosovës



Kuvendi i Kosovës, kryesisht është përbërë nga deputetë më të vjetër në moshë. Por sivjet si kurrë më parë ka deputetë me të rinjë, ku disa prej tyre ende s’kanë arritur as moshën 30 vjecare.

E duke qenë se janë në këtë moshë statusi i tyre, siç edhe janë deklaruar është “beqar”.

Po kush janë këta deputetë të rinjë që ende nuk janë “lidhur” me ndonjë vajzë apo ende s’kanë vendosur ta bëjnë publike dashurinë e tyre?

Agon Batusha

Në LVV janë disa, ne mesin e tyre edhe Agon Batusha, deputet i kësaj partie. I lindur në vitin 1993, Batusha nga Gjakova është deklaruar “single” në të dhënat që ka ofruar në biografinë e tij në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Njohës i gjuhës angleze, Batusha është ndër deputetët më të rinjë të Kuvendit të Kosovës.

Gazmend Gjyshinca

Një vit më i ri se Batusha është deputeti i LVV-së nga Vushtrria. Gazmend Gjyshinca i lindur në vitin 1994 është deklaruar “beqar” kur ka ofruar të dhënat zyrtare në Kuvendin e Kosovës. Njohës i gjuhës Angkeze dhe asaj Turke, Gjyshinca ka treguar se ka kryersturimet e nivelit master.

Hekuran Murati

Beqar është deklaruar edhe Hekuran Murati i LVV-së, ndonëse Magazina.al ka informacione se ekonomisti i Vetëvendosjes ka kohë që është në lidhje me një vajzë. I lindur në Prishtinë në vitin 1987, Murati që ka kryer studimet maser për Ekonomi, është njohës i dy gjuhëve të huaja; asaj angleze dhe asaj gjermane.

Fidan Rakaliu

Në LDK të gjithë janë të martuar, e disa prej tyre janë edhe gjyshër. Beqari i vetëm në grup parlamentar është Fidan Rekaliu. I lindur në vitin 1987 në Podujevë Rekaliu e ka lënë të zbrazët në CV, rubriken e statusit të tij, që bën të kuptojmë se ai megjithatë është me dikë në lidhje.

 

Menu Title