[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputeti i LDK’së i vërsulet Osmanit, ajo e ndërpret seancën



Në Kuvendin e Kosovës ka eskaluar debati mes deputetës së PDK’së Ganimete Musliut dhe Fitore Pacollit nga Vetëvendosje.Në debat u përfshi edhe Vjosa Osmani kryeparlamentare e cila vazhdimisht bënte thirrje për t’u qetësuar situata dhe të mos përdoreshisn fjalë të rënda.

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit. Ndërsa kjo e fundit e ka ndërprerë seancën, njofton Klan Kosova

“Ndërpritet seanca për shkak te paedukatës së një deputeti”, ka thënë Vjosa Osmani Deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputetën e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke përdorur edhe fjalë të rënda.

Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”./

Menu Title