.
×

Deputeti shqiptar komenton ‘live’ në emision gjoksin e ish miss Shqipërisë



Një deklaratë e thënë në një edicionet e radhës të “Proçesit Sportiv”, ka bërë që të komentohet mjaft shumë në media.Bëhet fjalë për ‘ngacmimin’ e thënë formë komplimenti nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, kundrejt ish-Miss Shqipërisë, Slivana Bushatit.

Teksa të dy bashkë me disa panelistë të tjerë, ishin të ftuar për të komentuar ndeshjet e futbollit, deputeti nuk i kurseu komplimentet për vajzat e pranishme në studio, si mbesën e tij, moderatoren Ilda Bejleri, por edhe Silvanën.

E te kjo e fundit, duke marrë parasysh faktin se ishte paraqitur me dekolte të hapur në emision, Kujtim Gjuzi, nuk u përmbajt teksa shprehur komplimentet për të.“Je veshur shumë bukur, si ti si mbesa ime që kam këtu në krahë ashtu edhe vajza përballë (referuar Silvana Bushatit) që s’ka nevojë për koment, pasi ka një ballkon të rrezikshëm dhe duket. Ballkonet janë të rrezikshme te femrat”, ka thënë ai gjatë emisionit.

Më pas ka ndërhyrë Ilda Bejleri, e cila ka ngelur e habitur me faktin se si “ballkoni qenka i rrezikshëm për femrat”.Për të parë këtë moment, ndiqni videon nga minuta 20:29.