[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Deputetja e PDK-së i reagon ashpër Tomë Gashit: Ti që sulmon njerëzit në shesh, se meriton licencën e avokatit



Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi i ka reaguar avokatit Tomë Gashi që në një debat televiziv mbrëmë e ka ofenduar zyrtaren e LDK-së, Melihate Tërmkollin.

Idrizi ka thënë se deklarata e avokatit Gashi është shumë e ulët.

Ajo thotë se Gashi nuk duhet të ftohet në studio televizive e as të mbajë licencë të avokatit.

“Prej një njeriu si Tomë Gashi, i cili njihet si dhunues, të cilin e kemi pa të gjithë edhe duke shqelmu fëmijën në rrugë, nuk pritet më mirë. Bile as që është penduar, sipas deklaratave të tij. Ai edhe mbrëmë në një debat televiziv ofendoi një grua. E ultë, shumë e ultë. Ende habitem se si njerëz të tillë ftohen në studio televizive, dhe mbajnë licencë avokatie për të mbrojtë të drejtat e dikujt. Turp”, ka thënë ajo./

Menu Title