[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Detaje nga vendi ku humbi jeten 17-vjeçari afër Komoranit



Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi sot pasdite në rrugën Komoran – Drenas. Sipas Policisë, viktima është një 17-vjeçar. Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti tha se i aksidentuari është një 17 vjeçar, inicialet e të cilit janë L.K, shkruan Botapress.

I njëjti ishte aksidentuar me motoçikletë dhe kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit 17 vjeçari me inicialet L.K. ka humbur jetën në vendngjarje”, tha Ahmeti

Policia nuk ka njoftuar nëse ngasësi është fajtor apo është arrestuar, ndërsa me rastin po merren njësiti i trafikut,shkruan Botapress

Menu Title