[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Detaje të reja në Pejë shokuese



Burime të Gazetës brenda hetuesisë së Pejës kanë konfirmuar se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi. Trupi i tij, sipas burimeve, është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.

Lajmin për vrasjen e këtij personi e ka konfirmuar për Express prokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Edhe ne e kemi informatën se trupi i pajetë i këtij personi është djegur. Shumë shpejt do sjellim detaje të tjera”, ka deklaruar Kurmehaj .

E ndërkohë hetimet po i vazhdon policia e shtetit. Gazeta mëson po ashtu se Kelmendi është vrarë mbrëmë në fshatin e tij rreth mesnatës. Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Menu Title