[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Detaje të reja nga miniera e Novobërdës



Nga shembja e dheut në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy persona, raporton Gazeta Express. Lajmin e ka konfirmuar u.d. i kryeshefit Ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli.

Megjithatë, i njëjti ka konfirmuar se nuk ka të ngujuar persona të tjerë në minierë, ashtu sic po raportohet në media.

“Nuk ka të tjerë të ngujuar”, ka deklaruar ai për Gazetën Express. Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.

Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë. Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar.

Menu Title