[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dhimbja e shpinës, një shenjë paralajmëruese e infektimit me Covid-19



Nëse përjetoni dhimbje shpine apo të muskujve atëherë mund të jetë një shenjë paralajmëruese rreth një infeksioni.

Sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thuhet se nga 55,924 raste të konfirmuara me covid-19 në Kinë janë zbuluar se 14.8% e pacientëve kishin mialgji shkruan Express.co.uk, transmeton shneta.

Kjo përqindje është dukshëm më e vogël se numri i pacientëve që raportuan ethe, kollë të thatë dhe më pak e zakonshme se dhimbja e fytit (13.9%) dhe dhimbja e kokës (13.6%).

Sipas një studim i botuar në US National Library of Medicine National Institutes of Health, ka treguar më shumë rreth mialgjisë dhe covid-19.

Studimi e përcaktoi se mialgjia është një simptomë e zakonshme te pacientët me infeksione virale.Lodhja dhe mialgjia te pacientët me covid-19 mund të zgjasin më shumë sesa infeksionet tjera.

Sipas Universitetiti Johns Hopkins, mialgjia përshkruan dhimbjet e muskujve dhe rrjedhimisht mund të jetë si pasojë e lëndimeve dhe traumave.

Ndër simptomat e para mund të përfshijnë ngërçe muskulore dhe dhimbje të kyçeve.

Menu Title