.
×

“Die Welt” për shqiptarët: Dikur refugjatë, kurse sot mjeshtër ndërtimi



Pas publikimit të shifrave nga Zyra Federale se janë rritur emigrantët që kërkojnë punë në Gjermani, sot ka kryer një artikull interesant media konservatore gjermane Die Welt. Kjo e fundit ka analizuar përimtësisht të ardhurit nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Gjermani, që korrespondon me shifrën e dhënë nga foldrejt.com.

Prej 266 mijë të huajve nga vendet e treta, rreth një e katërta, ose 66 mijë janë nga Ballkani Perëndimor. Sipas infografikut të mëposhtëm – 32 përqind prej tyre janë boshnjakë, 22 përqind serbë, 19 përqind nga Kosova, kurse më pak nga Maqedonia (14 përqind), Shqipëria (11 përqind) dhe Mali i Zi (2 përqind).

Shifrat janë për 2018 – ku konkretisht 12.240 banorë të Kosovës, 8898 të Maqedonisë dhe 6877 nga Shqipëria tashmë punojnë me dokumenta në Gjermani. Këtu nuk përfshihen të larguarit si azilantë ose si ‘turistë’.

Kjo rritje e madhe e punëtorëve shqiptarë në Gjermani vjen si pasojë e një eksperimenti të qeverisë berlineze – të quajtur Westbalkanregel 2016 – për të shmangur kërkesat e azilit nga vendet e Ballkanit, por në vend të saj të aplikonin për punë.

Në vijim keni dy linjat që tregojnë azilkërkuesit dhe të ardhurit me leje pune në Gjermani nga Ballkani Perëndimor. Kjo e fundit me ngjyrë të zezë.

Ky ligj për thithjen e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor vlen deri 2020.

Numri më i madh i punëtorëve të huaj vijnë në Gjermani për të punuar kryesisht në shëndetësi, profesionet e elektro-inxhinerisë, logjistikë dhe mjeshtër ndërtimi.

Gjermania prej tani ka marrë masa që të mos bjerë forca punëtore – si pasojë e natalitetit të ulët. Përveç politikave për stimulimin e lindjeve, ajo pritet të ftojë 400 mijë punëtorë të huaj çdo vit.

Në 2017 në Gjermani erdhën 683 mijë të huaj, kurse në 2018 kjo shifër ishte vetëm 357 mijë (nga BE dhe shtetet e treta). Ulja drastike lidhet edhe me kërkesën për punëtorë nga vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore: Rumania, Kroacia, Sllovenia dhe Bullgaria tashmë kanë nevojë për punëtorë vetë.

Me fjalë tjera, ulja e emigrimeve nga vendet e BE në Gjermani, do të thotë se Gjermania do stimulojë edhe më tepër emigrimin e shqiptarëve në vitet e ardhshme. Lindën pyetja se çfarë masash kanë politikanët shqiptarë për të ruajtur vendet e tyre nga çpopullimi?/