[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Disa arsye përse shumë njerëz kanë duar të ftohta, shenjat dhe simptomat



Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.

Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.

Për shembull, duart e ftohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta. Nëse jeni në një ambient të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.

Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:

Aneminë

Sëmundjen e Buergerit

Diabetin

Morthin

Lupusin

Sëmundjen e Raynaudit

Sklerodermën

Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:

Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta

Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës

Mpirje apo therje

Plagë të hapura

Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar

Menu Title