[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Disa familje kosovare nuk i ndalin dasmat, Policia intervenon në këto katër komuna



Pavarësisht thirrjeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe ndalimit nga Ministra e Shëndetësisë për mbajtjen e ahengjeve dhe dasmave, disa kosovarë nuk po i respektojnë këto masa.

Në 4 komuna të Kosovës dje Policia e Kosovës ka intervenuar në shtatë vende të ndryshme për ndaluar ahengjet familjare ku prezentë ishin turma njerëzish.

Në Pejë, Prizren, Istog dhe Suharekë janë organizuar ahengje apo dasma, ku të pranishëm në çdo vend kanë qenë mbi 30 persona.

Raportet e plota nga Policia e Kosovës i keni më poshtë:

Fsh. Vitomiricë, Pejë – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku kishin qenë prezent 30 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Zhujë Selmani, Pejë – Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke mos respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria ka mbajtur një aheng familjar ku ishin qenë prezent 50 të pranishëm. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Veriq, Istog – Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit i dyhuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shpëtim Bojku, Pejë – Janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Vermicë, Prizren – Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Tupec, Prizren – Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shirokë, Suharekë – Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.//

Menu Title