.
×

Disa mënyra të thjeshta për t’i dhënë fund kapsllëkut



Amerikanët shpenzojnë më shumë se 250 milionë dollarë në vit në mjekësi për probleme siç është kapsllëku. Edhe pse mund të jetë frustruese dhe e dhimbshme, në shumë raste shfaqet për shkak se nuk jeni duke  ngrënë ushqime me fibra të mjaftueshme, apo edhe nuk konsumoni shumë lëngje, përkatësisht nuk pini ujë.

Ne shpresojmë që asnjëherë të mos vuani nga kapsllëku, mirëpo nëse dikush nga ju ka këtë problem atëherë ne do ti ofrojmë disa mënyra të thjeshta, por që ndihmojnë shumë në përmirësimin e këtij problemi, raporton “Bright Side”.

Pini çaj të mjaltit me limon

Bëni çaj prej mjaltit dhe limonit. Ky i fundit ndihmon në stimulimin e sistemit tretës.

Pini më shumë ujë

Meshkujt duhet të pinë 3.7 litra ujë në ditë. Ndërsa, gratë 2.7 litra ujë në ditë. Nëse, nuk konsumoni ujë të mjaftueshëm sa për të mbajtur trupin të hidratuar kuptohet që do të keni problem me sistemin tretës, dhe do keni probleme me kapsllëk.

Hani ushqime me fibra

Kjo tashmë është e njohur dhe e ditur që fibrat ndihmojnë që të keni një metabolizëm më të mirë dhe më të shëndetshëm. Mungesa e ushqimeve me fibra qon deri në kapsllëk. /Lajmi.net/

Shtoni jogurt kur hani drekë dhe darkë