[responsive-menu menu="logged-in-menu"]
botapress

Disa prej emrave që po lakohen për zëvendësministra!



Agjencia e Lajmeve KosovaPress, ka mësuar disa prej emrave që po lakohen për zëvendësministrave që do të emërohen nga kryeministri Isa Mustafa.

Qeveria e Isa Mustafës, do të ketë hiq më pak se 50 zëvendësministra, pasi që merret vesh se secila ministri, 21 sa ka gjithsej Qeveria, do të emërohen nga 2 zëvendësministra, ndërsa në ministritë që udhëhiqen nga minoritetet do të ketë nga tre zëvendësministra.

Zëvendësministrat nuk do të emërohen të gjithë njëkohësisht, por ky emërim do të bëhet në tri faza.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, Lirie Kajtazi, është emri i parë që përmendët se do të emërohet si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë.

Armend Ibrahimi, është emri tjetër që thuhet se do të emërohet në këtë pozitë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Petrit Selimi, thuhet se do vazhdojë të jetë në pozitën e njëjtë, si zëvendësministër i Punëve të Jashtme ndërsa në këtë ministri mund të shkojë edhe Valon Murtezaj.

Avni Kastrati, është një emër tjetër që po lakohet të jetë zëvendësministër dhe i cili do të pozicionohet tek Ministria e Industrisë dhe Tregtisë, ndërsa në Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë, si zëvendësministër do të emërohet Lirak Qelaj.

Si zëvendësministre e Skender Hysenit në MPB, është përmendur emri i Dhurata Hoxhës, ish – këshilltares së Hashim Thaçit.

Gjithmonë sipas këtij burimi, Fehmi Mujota tash do të jetë zëvendësministër në ministrin e Lutfi Zharkut, ndërsa Bajram Gecaj, thuhet se do të shkojë tek Avdullah Hoti.

 

Menu Title