[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dolën kundër vendimit së BIK’ut, policia i arrestoj 42 kaçanikas pas faljes së namazit



Përkundër vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës që namazi i Fitër Bajramit të mos falet në xhami, duket se jo të gjithë e respektuan këtë vendim. Vendimi i BIK-ut nuk u respektua në fshatin Biçec të Kaçanikut.

Atje rreth 30 besimtarë myslimanë bashkë me imamin falën namazin e Bajramit në xhaminë e fshatit. Rreth kësaj çështje, ka folur kreu i komunës së Kaçnikut, Besim Ilazi.

Ai ka deklaruar që pas faljes së namazit të Bajramit, policia e Kosovës i ka intervistuar 32 persona. “Pas faljes së namazit të Bajramit, policia i ka intervistuar 32 persona të cilët kanë kryer ritualet e faljes. Ata janë intervistuar e pastaj janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Ilazi për Express.

Menu Title