.
×

Dorina Hoxha: Kur toka na shëmbet !



Femijet vijn ne nje bote të huaj per ta, te frikshme, te papritur, te panjohur dhe aspak te qendrueshme, ekuilibrin e gjerave ne jete ja meson familja, te afermit apo njerzit perreth tyre. E ne kete kontekst rritemi nga pak te gjithe sepse mesojm se dashuria eshte e vetmja epiqender gravitacionale qe na ben te qendrueshem.

Njerzit pergjate jetes kerkojn kete epiqender per vite me rradhe sepse ne fund te dites duhet me patjeter nje spiranc ku ata te kapin lekundjet e tyre mendore, shpirterore dhe fizike. Kerkimi i deshtuar i disave per te gjetur freret e epiqendres I end rrugeve te qytetit, në kafenet e harruara, te zbrazur, te dehur, te vetem. Kur muzgu bie deshira per te kerkuar qendrueshmerine e kesaj jete rritet aq shume sa nga nje vëzhgim i shkurter në boten e virtualitetit do shohesh sh shpirtra online.

Po…po shpirtra që enden per pakez qendrueshmeri dhe vete ata as qe e kuptojn si Jane dhe as ku jane,ne thjeshtesine e tyre te babezitur per atë shpresen e kerkuar Qe I le sycele. Per Sytremburit e Nates qe vazhdueshmerisht kerkojne epiqendren e gravitacionit te tyre papritur mjafton nje termet Shpirteror per ti rrenuar. Por njeriu nga shoresa rro për të treguar…

Vdekja, si tërmeti më I fort shpirtëror, na shkund themelet e qendrueshmerine se jetes. Më kujtohet fare mire kur qendrueshmeria ime e jetes u shemb ne pak minuta kur krejt e pafuqishme në duar vdekja më mori Tim Atë, ja pushoj zemrën e tij prej nga rridhte dashuri e siguri per mua dhe motrën time. Kisha njohur tërmetin shpirteror ku toka të shembet nen kemb edhe pa u shembur.

Vitet kalojn shume shpejt dhe ritmi I jetes sime i eshte rikthyer lekundjeve sizmike te perditshmerise, si personazhi Godo duke pritur… duke pritur nje perditshmeri pa lekundje te forta dhe duke jetuar. Te jetosh do te thote ta pranosh vdekjen. Ka prej atyre që nuk e pranojne ate dhe prap jetojn, prap dashurojn, prap luten, prap qeshin, prap Luajn, sërisht e sërisht !

Ne moshe te re u njoha me fenomenin sizmik te shpirtit kurse sot ne moshen e arsyes u njoha me fenomenin sizmik te tokes te quajtur ‘ Termet’. Kur bien kështu lëkundjesh e vetmja gjë që ke frikë është të mos vdesësh, të mos vdesin njerzit që ti don, pastaj pasi ke verifikuar që familja bërthamë eshte mire, sec të kaplon nje ankth zbrazetie per te dashur te jene mire edhe te tjeret e huaj per ty. Kur na tronditet qendrueshmeria gravitazionale e zemres dhe toka dridhet vertet nen kembt tona kuptojm se per te dashur nuk mjafton asnje ndertese madheshtore, asnje gratacele per te arritur majat por vetem pakez vemendje dhe dashamiresi per te te pyetur :- A je mirë?! …