.
×

Dua Lipa i shkon në dhomën e gjumit komedianit të njohur



Jimmy Kimmel është penguar sërish në gjumin e tij.

Këtë herë është këngëtarja shqiptare Dua Lipa e cila ia ka hyrë në dhomën e gjumit komedianit dhe prezantuesit të njohur, Jimmy Kimmel.

Ajo ka hyrë në mes të natës me ekipin e saj për të performuar këngën më të fundit, ‘Electricity’.Dua është paraqitur me veshjen e njëjtë si në videoklip, ndërsa Jimmy, i mësuar me këtë gjë që po i ndodh vazhdimisht, vetëm ka shijuar performancën.

Për herë të parë atij i ka ndodhur e njëjta gjë me këngëtaren Rihanna, e cila i është futur në dhomë me ndihmën e bashkëshortes së tij dhe ka kënduar me nivel të lartë të zërit këngën ‘Bitch Better Have My Money’.

Më pas, këtë e kanë bërë edhe artistet Miley Curys e Britney Spears, e siç duket i ka ardhur radha edhe Duas./GE/