[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Duam bileta për arratisje”- kryeministrit ia ndërpresin fjalimin Studentët e Mjekësisë, ai iu kthen me ofendim



Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në ceremoninë e diplomimit të 1600 studentëve të Mjekësisë.Kryeministri theksoi se vajzat dhe djemtë e diplomuar do të hyjnë në profesion në kushte më të mira.

Ai theksoi më tej se për ata që do të punojnë larg vendbanimit të tyre, do të marrin edhe një bonus.“Dua të vë në pah faktin që ata që dalin sot nga universiteti, sikundër plotë kolegë të tyre që janë në Shqipëri, të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, përveç pagës kanë edhe një bonus mujor, që e bën shumën në fund të muajit të njëjtë me shumën që do të mbanin në Gjermani, pasi të paguanin edhe taksat atje. Por nuk është vetëm kaq, sepse ministrja do t’iu thotë që ne po përgatisim disa masa mbështetëse për të rritur mbrojtjen dhe për të dëshmuar respektin ndaj figurës së mjekut”, tha Rama.

Por fjala e kryeministrit, u ndërpre në dy raste nga të pranishmit në sallë. “Duam bileta për arratisje”, thërriti ai nga salla.Ndërsa Rama po ligjëronte për të mirat e paktit të Universitetit, studenti u hodhën sërish duke pyetur kryeministrin:Studenti: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur?

Rama: “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë. Jepjani pra recetën atij tani. Ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor, pyetja që a e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë.

Menu Title