.
×

Dy çmime për QK”Xhavit Haziri” nga festivali “Drenasi 2014  



Sot kryetari i Komunës,Xhafer Gashi dhe UD i Drejtorisë së Kulturës,Avdi Mjeku pritën në një takim, drejtorin e Qendrës së Kulturës “Xhavit Haziri”,Shefki Salihun.

Salihu i njoftoi ata për së afërmi lidhur me aktiviteti e kësaj qendre si dhe për pjesëmarrjen në festivalin më prestigjioz në trojet shqiptare “Drenasi 2014”,ku edhe u shpërblyen me 2 çmime ,njërin për vallen më të mirë dhe tjetrin për këngën më të mirë të interpretuar  nga dy këngëtarë të rinj,Vesad Mjeku dhe Labinot Bunjaku.

Në festivalin”Drenasi 2014,morën pjesë mbi 60 ansamble të këngëve dhe valleve Shqipe dhe shumë rapsodë tjerë të njohur,ku u paraqitën cilësitë më të larta artistike dhe vlarat kulturore e tradicionale të trevave shqiptare.

“Të marrësh pjesë në festival të tilla është një privilegj i vaçantë,kur dihet se ky festival mbahet në çdo 4 vite,por edhe të shpërblehesh me 2 çmime të rëndësishme është mirënjohje e madhe dhe vlerësim i një pune serioze e  me përkushtim të vaçantë e sidomos kur punohet me gjenerata të reja,të cilat po sensibilizojnë dhe po nxisin ruajtjen,kultivimin dhe prezantimin e vlerave kulturore,shpirtërore,materiale dhe kombëtare të komunës sonë” theksoi në fjalën e vet drejtori Salihu.

Ndërkaq kryetari Gashi dhe drejtori Mjeku i shprehën urime e mirënjohje Salihut,për çmimet e fituara dhe e rikonfirmuan edhe njëherë gatishmërinë e tyre si institucion për mbështetje të projekteve kulturore ku shprehen vlerat artistike të çdo shoqërie në komunën tonë.

Dy çmime për QK”Xhavit Haziri” nga festivali “Drenasi 2014”