[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dy pacientë të tjerë me COVID-19 në gjendje të rëndë



Në Klinikën Infektive të QKUK janë duke u trajtuar gjithsej 47 raste me Covid-19 ku 40 prej tyre janë në gjendje stabile, 5 kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.Siç bëhet e ditur në raportin e kësaj klinike dy pacientë të tjerë janë në mjekimin intensiv, në gjendje të rëndë dhe në ventilim mekanik.

Klinika Infektive njofton poashtu se priten rezultatet edhe për 2 raste, ndërsa 6 raste pas testimit kanë rezultuar negativ.

Po sot në Repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike kanë ndërruar jetë dy pacientë me Covid 19, kështu duke çuar numrin e të vdekurve në Kosovë nga ky virus në tre.Ndërkaq, sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor, përpos 4 infermiereve të infektuara më parë të cilat janë në gjendje të mirë shëndetësore; tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi.

Menu Title