.
×

Dy serbë e rrahin një vajzë, e fusin në veturë dhe tentojnë ta dërgojnë në Serbi



Dy persona të komunitetit serb kanë rrahur një vajzë, edhe kjo e komunitet serb dhe të njëjtën me dhunë e kanë futur në veturën e tyre, për t’u larguar pastaj në drejtim të pikës kufitare në Jarinje, kanë bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.

Rasti ka ndodhur në fshatin Leshak të Mitrovicës së Veriut, derisa, sipas policisë, në vend kalim kufitar, kur vetura ishte hapur për kontroll viktima kishte zbritur nga aty.

Të dyshuarit me shpejtësi vazhduan rrugën me veturë, e më pas e kanë lënë të njejtën për të vazhduar në këmbë drejt territorit të Serbisë.

“Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, kurse vetura e të dyshuarve është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, të cilët nuk kishin qenë në shtëpi dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, ka bërë të ditur policia.

Raporti i plotë:

Leshak, Mitrovicë 12.12.2019-13:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K/Serbë në një lokal për shkaqe ende të panjohura e kishin rrahur viktimën femër K/Serbe dhe të njëjtën me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar në drejtim të pikës kufitare në Jarinje. Njësiti policor te vendkalimi kufitar kanë hasur në veturën e të dyshuarve, ku viktima ka zbritur nga ajo veturë, kurse të dyshuarit me shpejtësi kanë vazhduar rrugën me veturë e më pas e kanë lënë veturën dhe kanë ikur këmbë duke kaluar në territorin e Serbisë. Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi, kurse vetura e të dyshuarve është konfiskuar. Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve, të cilët nuk kishin qenë në shtëpi dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar./