[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dy shqiptare në Miss Universe (Video + Foto)



Një vajzë me origjinë nga Gjakova dhe një me origjinë nga Bajram Curri do e përfaqësojnë bukurinë shqiptare në Miss Universe që më 25 janar do të mbahet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Artnesa Krasniqi e lindur në Biel të Zvicrës por me prejardhje nga Gjakova dhe Zhaneta Byberi e lindur në Tiranë, por me prejardhje nga Bajram Curri do defilojnë në garën për vajzën më të bukur në eventin që organizohet nga kompania e miliarderit amerikan, Donald Trump.


Fotografi e Miss Universe Kosovo dhe Miss Universe Brazil në Daily Mail
Miss Universe Kosovo, ndonëse e lindur në Zvicër, është kthyer në Gjakovë ku tani jeton me famljen e saj.

22 vjeçarja Artnesa Krasniqi përpos titullit Miss Universe Kosovo, para disa vjetësh e ka fituar edhe titullin “Ford Supermodel of Kosova”.


Artnesa Krasniqi – Miss Universe Kosovo

Ndërsa 19 vjeçarja, Zhaneta Byberi pasi ka jetuar për disa vjet në disa vende evropiane, është kthyer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë ku jeton me familje. Edhe Zhaneta ka përvojë në modelizëm.


Zhaneta Byberi – Miss Universe Albania

Të dyja vajzat sipas vlerësimeve të medieve të ndryshme kanë gjasa që së paku të kualifikohen deri te 20 vajzat më të bukura, por asgjë nuk dihet sigurt pasi vlerësimet jepen edhe nga performansat në natën finale që mbahet më 25 janar.

Menu Title