[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Dyshohet për një tjetër pengmarrje në Paris, zbrazet sinagoga



Policia franceze në Paris ka rrethuar zonën ku ndodhet një sinagogë, pas dyshimeve për një pengmarrje. Më pas sinagoga “Michkenot” është zbrazur,

Gazetari i AA që ndodhet në rajon thekson se në rajonin Jean-Jaures të Parisit në rrugicën pa dalje “Jean Nohain” ku ndodhet edhe një sinagogë policia ka rrethuar zonën. Gazetari i AA që ndodhet në rajon deklaron se është rritur perimetri i sigurisë dhe zbrazur sinagoga “Michkenot”, që gjendet në rrugën pa dalje “Jean Nohain” në rajonin 19 të Parisit.

Gjithashtu raportohet se afërsisht 200 persona janë nxjerrë nga sinagoga dhe numri i policëve të cilët kishin rrethuar zonën është pakësuar, por policët vazhdojnë të qëndrojnë akoma para sinagogës. Në anën tjetër sot në orët e para të mëngjesit ka patur një lajmërim anonim për një bombë të vendosur në parkun Disneyland, ku gjithashtu është evakuuar parku, por me pas u mësua se incidenti ishte alarm i rremë,

Menu Title