.
×

E bëri si burrat: Fero bën zyrtare lidhjen me Arbenita Ismajlin



Fero dhe Arbenita duken shumë të dashuruar me kalimin e kohës dhe pavarësisht kritikave të shumta që kanë hasur, lidhja e tyre sa vjen edhe po bëhet më serioze.

Themi këtë pasi reperi ka takuar së fundi, familjen e partneres së tij, motrën dhe vëllain  e Arbenitës, një hap ky drejt zyrtarizimit të lidhjes së tyre.

E pra, dhëndri duket se ka kërkuar bekimin e familjes së modeles dhe nuk çuditemi nëse në pak kohë ata të shkojnë drejt fejesës. Në muajin prill, Fero nisi të ndjekë familjen e modeles në Instagram, dhe ja vetëm një muaj më pas ata u takuan.

I pyetur për martesën pak kohë më parë, Fero tha se edhe mund të ndodhë, kështu që pse jo. Ndoshta ky është edhe një hap që çifti të bashkohet dhe të mos jetojnë më të ndarë. Ajo që na mbetet tani është të presim një propozim romantik nga ana e reperit dhe gjithçka do të shkojë më së miri!