.
×

E dhimbshme: Gruaja e aktorit të ndjerë Blerim Pecit e kujton me lot përvjetorin e kurorëzimi



 

 

Humbja e aktorit i tronditi të gjithë, ishte e vështirë për secilin person që e njohu aktorin, por sigurisht e rënd dhe shumë e vështirë do jetë jeta për bashkëshorten dhe fëmijët, shkruan Kosovarja.

Është shumë e vërtetë se njeriun që e humb përjetësisht askush nuk mund ta zëvendësoj,  çdo ditë e më shumë rritet mungesa, janë momentet datat shumë të rëndësishme që të lumturojnë dhe njëkohësisht të godasin aq fortë me mos pranin e personit më të dashur, ku ai mungon vetëm fizikisht sepse jeton brenda ditëve në kujtimet tona. Humbjen e bashkëshortit rënd po e përjeton Afërdita,  me 9 shkurt të këtij muaji u bënë 2 muaj nga ndarja nga jeta e aktorit Blerim Peci.

 

Derisa sot shumë çifte festojnë ditën e dashurisë, për Blerimin e Afërditën kjo datë shënoj edhe një të veçantë të çifti. Ata me këtë datë kanë kurorëzuar ditën e martesës së tyre. Aferdita e trishtuar kujton këtë ditë të rëndësishme për ta.

 

 

Sot…..14 Shkurt , ditë e veçant për NE!

(Dita e Kurorëzimit të Martesës sonë. Mora me shumë dashuri dhe respekt mbiemrin tëndë)!

 

Bel, sot edhe pse përvjetor martese zgjohem e pushtuar nga ankthi, e mbytur nga trishtimi.

Netët pa gjumë janë të gjata, por nata e sotme nuk pati fare fund.

Perdja e natës mbulonte çdo gjë, mengjesi harroi të vinte.

 

Mëngjesi iku si ti. Siç ike dhe mi more ndjenjat, more zemrën time me vete. Por unë kam dashurinë që kisha për ty, mallin tënd dhe mbi të gjitha mbiemrin tënd simbolika e kurorëzimit të dashurisë sonë.

 

Ikja jote nga kjo botë ma vodhi gjumin, mi vodhi ëndrrat.

Jam me fat që të paktën kujtimet me mbetën, ato vinin me gjenin në qoshen e dhomës me fotografitë e martesës në duar.

Me ato fotografi në duar më zbardhi mëngjesi. Me zbardhi mëngjes i zi si çdo mëngjes pa ty.

 

Sot ti je larg.

Nuk je larg vetëm më mijëra kilometra.

Distanca jonë tani është me muaj që me duken shekuj.

Aq larg je o Bel, o dashuria ime, o malli im i pa shuar, sa nuk me dërgon dot Urim për përvjetorin e Kurorëzimit të Martesës sonë, nuk më dergon as lule dhe mungesa më e madhe përqafimi yt që nuk do të vijë më kurrë.

 

Me çdo 14 Shkurt frymonim bashkë, festonim përvjetorin e Martesës.

Ky 14 Shkurt rezulton të jetë i zymtë dhe i rëndë pa ty.

Sot të vij të të Uroj kurorëzimin apo të të sjell Kurorë lulesh mbi varr?

Të vesh vellon e bardhë si dikur, dhe të të vijë tek varri apo të vij dhe të të qaj në të zeza?

Vështirë e kam Bel, e pamundur të jetoj pa ty.

E pamundur ti ndali lotët që nuk shterrojnë për ty.

E pamundur të përballoj dhimbjen e cila depërton në çdo qelizë timen dhe vendoset në zemrën time.

Jeta, ekuacion me shumë të panjohura dhe shumë të pamundura por më të pamundur e kam të besoj që të humba ty, që humba gjysmën e shpirtit tim.

 

Pasi për mua gjithmonë mbetesh i gjallë sot dua të të uroj Urime Përvjetori i Martesës, dashuria ime, Beli im.