Një i ri nga Gllongjani komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike.Sipas burimeve të Indeksonline i riu, Erion Isufaj vdiq në vendin e punës ku edhe u zu nga dheu. Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjarët e Erionit.
Postimi i plotë:
Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin.
BR