[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

E dhimbshme: Humbi jetën ky i ri nga Lipjani, me këto fjalë e kujton kryetari Imri Ahmeri



Sejdi Smajli nga komuna e Lipjanit, para një jave u nis për mjekim jashtë vendit.Por, 25 vjeçari s’ka mundur të luftojë me sëmundjen e rëndë.

Të riun nga Lipjani e kujtoi edhe kryetari Imri Ahmeri.

“E nderuar familje Smajli,
Të nderuar qytetarë,

Ishim bashkë me ju gjatë kohës ku pothuajse të gjithë u solidarizuam për ta ndihmuar Sejdiun, por edhe sot jemi së bashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me ju me rastin ndarjes nga jeta të Sejdiut, që na preku të gjithë.

Lipjani humbi një të ri, por lipjanasit u treguan solidar e të gatshëm për të ndihmuar, andaj faleminderit të gjithve!

Më lejoni që në emer tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj.

E nderuara familje Smajli, në këto momente dhembje dhe mërzie gjeni forcen dhe durimin,të përballoni këtë fat të merzisë.
IA”

Menu Title