.
×

E dhimbshme: Ndërroi jetë ish-luftëtari i Betejës së Koshares, ja detajet e varriit



Ka ndërruar jetë Osman Nishori veteran i UÇK-së dhe pjesëmarrës i Betejes së Koshares. Lajmin e ka bërë të ditur Hisen Berisha, komandant i kësaj beteje të lavdishme të luftës së UÇK-së për liri të Kosovës. Ja njoftimi i plote i Hisen Berishës postuar në Facebook: N J O F T I M: Edhe një vëlla i armës për Ne luftëtaret e Koshares e mori vdekja, nga rreshti ynë i veteranëve të luftës së UCK në Koshare. Njoftim për të gjithë bashkëluftëtarët, miqtë e dashamirë se ka ndërruar jetë Osman Nishori. Varrimi i te ndjerit do bëhet me dt:18.04.2019, ne ora 16:00 ne varrezat e Kamaranit. Takimi do të bëhet te Restorant “LUMI” në Kamaran në orën 15:00 deri në 15:30. Në emrin e të gjithë Ne i shprehim ngushëllime fëmijëve dhe familjes së gjerë Nishori. U prehtë ne paqe bashkëluftëtari ynë! I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.